Tentuan të korruptonin policin, pranga shoferit në Elbasan dhe Pogradec

Aktualitet

Policia vijon në aksionin mbi sigurinë në rrugë, por sërish është hasur me korrupsion. Mësohet se dy drejtues mjetesh, një në Elbasan dhe një në Pogradec kanë përfunduar në pranga, pasi i ofruan ryshfet punonjësve të policisë për të shmangur masën administrative. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit pohuan se Artan Ocka, 43 vjeç, banues në Korçë u arrestua në aksin rrugor Karinë-Paulesh, teksa drejtonte mjetin tip “Benz” me targa KO 9266 B në shkelje të Kodit Rrugor.

Shoferi në momentin e ndalimit  ka tentuar t’i jap 500 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët. Një rast i ngjashëm u regjistrua dhe në Pogradec, ndërsa në pranga ra Afrim Muçka.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr.2 në Pogradec, ai u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Mercedes-Benz” me targë AA408LV. Gjatë kryerjes të procedurave ligjore, në ambientet e Komisariatit Pogradec, Afrim Muçka ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një kartëmonedhë 2000 lekë.

ME TE LEXUARAT