Tenton të kalojë kufirin në Muriqan me 20 euro ryshfet, arrestohet 36 vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në pikën kufitare të Muriqanit pasi u kap duke tentuar t’i jepte 20 euro ryshfet policit për të kaluar kufirin.
Njoftimi:
“Policia arrestoi Skënder Mejdani, 36 vjeç, banues në Tiranë pasi ky shtetas më datë 31.01.2017, në dalje nga Republika e Shqipërisë ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i futur në brendësi të pasaportës 20 €, me qëllim kalimin në vendet shengen edhe pas refuzimit Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.”
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I gjenden 1.3 kg kanabis dhe 8550 fara në banesë, arrestohet 37- vjeçari nga Lushnja (Foto)

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 37-vjeçar pasi në banesën e tij ...