FOTO/ Ja kush ishte shënjestra e atentatit në Vlorë

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri ka pasur ditën e sotme në Vlorë, në vendin e quajtur si “Kali i Trojes”.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është Arlind Lulushi 25 vjec, që punon si truproje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky person që ka mbetur i plagosur edhe tre muaj më parë në një atentat ndaj tij.

Policia bën me dije se ai është dërguar në Spitalin e Vlorës dhe është në gjendje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për motivet dhe rrethanat.

Deklarata e policise

Rreth orës 19:50 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Isa Boletini" pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" ku një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri një shtetas tjetër me inicialet A.L., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili është plagosur në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje zbardhjen dhe sqarimin e saj.

ME TE LEXUARAT