Të shtëna pranë muzeut të Luvrit në Paris. Plagoset një person me valixhe të dyshimtë

Të shtëna me armë janë raportuar pranë muzeut të Lubrit në Paris. Bëhet me dije se një ushtar francez ka hapur zjarr ndaj një personi të rrezikshëm duke e plagosur atë.

“Reuters” shkruan se  ministria e Brendshme franceze ka njoftuar se ka pasur një “incident të rëndë për sigurinë publike”, në afërsi të muzeut të Luvrit.

Aty pranë, stacioni i metrosë është mbyllur për shkak të incidentit, thanë dëshmitarët në Twitter, ndërsa Reuters raporton se policia ka rrethuar muzeun. Sipas Reuters, sulmuesi u përpoq të godasë ushtarin me thikë, teksa mbante një valixhe të dyshimtë në duar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.