Të shtëna me armë tek Liqeni? Policia e Tiranës: Ja e vërteta

Policia ka sqaruar mbremjen e te enjtes ngjarjen e ndodhur tek Liqeni Artificial duke mohuar lajmin e dhene nga disa media per te shtena me arme atje.

Deklarata e policise:
Lidhur me publikimin për të shtëna me armë në zonë e liqenit Artificial sqarojmë se :

Në afërsi të një bar – kafe rrugës që të çon te liqenit artificial Tiranë , ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve A. P , 46 vjeç i ( proçeduar më parë për shkatërrim prone)dhe shtetasve E.V dhe Y.Gj .

Theksoj se konflikti mes këtyre shtetasve ka ndodhur për motive të dobëta dhe gjatë përleshjes nuk janë përdorur sende të forta apo armë por ka pasur vetëm konfrontime fizike midis tyre.

Shtetasi A.P i demtuar në kokë nga qëllimi me grusht po merr mjekim në S.Q.U,dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se autorët njihen me të dëmtuarin dhe aktualisht janë shoqëruar pranë Komisariatit numër 2 Tiranë, për veprime të metejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ngjiste muret e larta dhe vidhte banesa, prangoset ‘’skifteri’’ shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një i akuzuar për vjedhje. Bëhet me dije ...