Të dehur në timon, arrestohen tre persona në Fier

Aktualitet

Tre persona jane arrestuar të dehur dhe në timon. Përveç kësaj sulmojnë dhe efektivët e policisë rrugore. Policia e Fierit thotë se ka arrestuar tre persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Arben Fejzo, 49 vjeç, u ndalua pasi ka kundërshtuar policët e policisë rrugore të cilët e ndaluan për një kontroll. Ai drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targa AA 545 MU dhe u ndalua në hyrje të qytetit Fierit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emiljan Troka, 29 vjeç, u ndalua në aksin rrugor Fier-Tiranë, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. I riu është kapur nga patrulla e policisë duke drejtuar mjetin tip “Damlier Chrysler”, me targa AA 031 MI, nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë Erjon Bubullima, 25 vjeç, është ndaluar duke drejtuar automjetin tip “Honda”, me targa AN 548, nën ndikimin e alkoolit.

ME TE LEXUARAT