Zbardhen tarifat, ja sa do të na kushtojë udhëtimi në Rrugën e Kombit

27
Kliko per me shume info

Qytetarët që do të kalojnë në rrugën e Kombit do të paguajnë një taksë e cila nis minimalisht nga 2 euro dhe shkon maksimalisht ne 18.7 euro, pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Kontrata e koncesionit të rrugës Milot-Morinë e nënshkruar nga qeveria dhe konsociumi shqiptar kanë specifikuara edhe llojet e automjeteve si dhe pagesat zyrtare. Vizion Plus ka siguruar një kopje të kësaj kontrate, e cila edhe pse tashmë është efektive, nuk ka një afat konkret se kur do të nisë zbatimin.

Kliko per me shume info

Zyrtarisht pagesat, për motoçikletat do të jetë 2 euro ndërsa për automjetet 4.17 për një kalim. Tarifat rriten në varësi edhe të tonazhit të automjetit. Sipas të dhënave në kontratë, koncesionari do të vendosë mekanizmin e vjeljes se taksës në Milot.

Forma e pagesës do të jetë në euro ose lekë. Ndërsa kursi i këmbimit do të jetë ai që do të përcaktohet nga Banka Qendrore çdo fillim viti. Përjashtim nga taksat do të bëjnë rastet e urgjencës, makinat e policisë, ushtrisë, ambulancat dhe zjarrfikëset.

Në kontratë është parashikuar edhe një fond prej 120 mijë euro në vit, para të cilat do të përdoren për kompensimin e banorëve të zonës, që do të përdorin më shpesh këtë rrugë, por forma se si ata do të kompensohen mbetet për t’u specifikuar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here