Takimi me Metën, ambasada e SHBA-së: Do realizojmë “Reformën në Drejtësi”

Kliko per me shume info

Në një deklaratë për media pas takimit Meta-Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë thotë se ka besim të madh që me mbështetjen e kreut të Kuvendit Meta Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike.

“Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot. Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve pas takimit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here