Tahiri: Do zbardhim grabitjen në Qafë-Kashar, nuk stepemi nga presionet në Parlament

Politikë

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri tha te shtunen se Policia do të zbardhë grabitjen e Qafë Kasharit”. Kjo ka qene deklarata e bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë ceremonisë së organizuar në repartin RENEA, ku u dorëzuan pajisjet e reja për këtë strukturë.

“Të jeni të bindur që siç kemi zbardhur ngjarje të tjera do e zbardhim dhe këtë. Policia e Shtetit nuk dorëzohet dhe as intimidohet nga sulmet publike. Detyrën e ka bërë dhe atëherë ku përveç kriminaliteti në rrugë ka pasur dhe banditizëm në Parlament.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aseti ynë i çmuar është besimi i qytetarëve, angazhimi, forcimi i kapaciteteve njerëzore. Policia do të bëjë detyrën dhe do ta zbardhë këtë ngjarje, siç ka bërë me ato të kaluarat”, deklaroi Tahiri.

ME TE LEXUARAT