Super Armando Sadiku, shqiptari shënon golin spektakolar - Video

Sport
Super Armando Sadiku, shqiptari shënon golin spektakolar - Video

Armando Sadiku ka arritur të shënojë një gol spektakolar duke i dhënë 3 pikëshin ekipit të Luganos, në transfertën ndaj St. Gallen.

Bomberi kuqezi mori një top në hyrje të zonës dhe goditi mënjëherë me të majtën duke shënuar një gol fantastik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lugano drejtohet nga ish zv.trajneri i kombëtares, Paolo Tramezzani, i cili shkoi te ky ekip në janar, bashkë me Armando Sadikun.

Objektivi i Luganos është qëndrimi në Super Ligën zviceriane dhe duket se me Tramezzanin në stol dhe Sadikun në majë të sulmit, ekipi ka arritur në vendin e gjashtë, me plot 7 pikë më tepër nga ekipi që bie një kategori më poshtë.

Ky ishte goli i tretë i Sadikut, shënuar në 4 ndeshje, ndërsa Tramezzani ka grumbulluar 7 pikë nga 12 të mundëshmet.

ME TE LEXUARAT