Suedia si asnjë vend tjetër, jep pushim një orë me pagesë për të kryer marrëdhënie seksuale

Soft

Suedia është një vend që ka gjëra që askush tjetër nuk i ka. Mësohet se një zyrtar komunal në Suedi ka befasuar me veprimin e fundit. Ai ka propozuar një vendim sipas të cilit punonjësit e komunës do të merrnin nga një orë pushim me pagesë çdo javë për të shkuar në shtëpi, dhe për të kryer marrëdhënie seksuale.

Per-Erik Muskos, një këshilltar 42 vjeçar nga qyteti i Overtornea, gjatë prezantimit të kësaj oferte ka thënë se do të jetë një shtytje për punonjësit për ta rritur numrin e banorëve në këtë komunë dhe për ta përmirësuar vullnetin e punëtorëve, transmeton lajmi.net.

Kjo ide mori një jehonë të madhe në gjithë Suedinë, ku për disa ishte një zbavitje e shumë tjerë e morrën me habi.

Sygjerimi i Muskos për këtë ligj pritet të votohet në pranverë, ku i nevojitet një shumicë e thjesht votash nga Këshilli prej 31 anëtarësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne duhet të inkurajojmë krijimin e jetës më të mirë. Jeta e përditshme është e vështirë. Kjo mund të jetë një mundësi për çiftet që të gjejnë kohë vetëm për njëri-tjetrin”, u shpreh Muskos, transmeton lajmi.net

Propozimi gjithashtu ka gjeneruar edhe në kritika e tallje. Disa nga kritikët frikësohen se punonjësit mund të qëndrojnë më shumë orë larg nga vendi i punës.

Muskos u tha kolegëve të komunës se ky propozim nuk ishte shaka. Ai nuk gjente fjalët e duhura për të treguar por mori shembull kur një punonjës të largohet për seks në vend të një shëtitje ne park.

Suedia është i njohur si një nga shetet evropiane që kërkojnë të sjellin kënaqësinë e punonjësve. Gjashtë orë punë në një ditë kanë rezultuar si mjaft vendime të suksesshme në këtë shtet, duke marrë parasysh edhe sektorin privat.

Problemet e fundit me natalitetin janë shtuar edhe në shtete si Spanja, Italia dhe Gjermania. Madje në vitet e fundit në Danimarkë hartuesit e politikave kanë qenë të shqetësuar për natalitetin, dhe kanë filluar të ofrojnë kurse për edukimin seksual.

Malin Hansson, një specialist i këtyre çështjeve e ka përshëndetuar iniciativën duke argumentuar se seksi e redukton stresin, e forcon imunitetin dhe jep vullnet për punë.

“Nëse do të ishte për mua do të prezantoja këtë në gjithë shtetin”, është shprehur Hansson.

Kurse, Stefan Nilsson një anëtar i Partisë së Gjelbër, ka thënë se ka dilemat e tij nëse taksapaguesit do të duan që paratë e tyre të shkojnë për të financuar ‘seksin’, por lejoi që ideja do të mund të diskutohej.

Akuza të ashpra ndaj këtij propozimi ka pasur sidomos nga partia e majtë e kësaj komune, duke e akuzuar Muskosin që sipas tyre po i vë në siklet njerëzit.

Suedia përndryshe llogaritet nga vendet që u ofron puëntorëve, kushtet më të mira që të kryejnë aktivitet e tyre të punës.

ME TE LEXUARAT