Stuhia e frikshme godet Britaninë e Madhe

Bota

Britania e Madhe pritet të goditet nga një tjetër stuhi.

E pagëzuar me emrin Ewan, sinoptikanët kanë paralajmëruar qytetarët se pritet që moti të përkeqësohet, me era të forta në veri – perëndim të Anglisë, Wellsit dhe Skocisë lindore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ewan është stuhia e pestë e cila pagëzohet me një emër për këtë vit.

Sipas mediave britanike, Ewan pritet që të prekë kryesisht Irlandën, por efektet e motit të keq do të ndihen në të gjithë Britaninë.

Javën e shkuar, stuhia Doris solli gjikthashtu era të forta dhe i shkaktoi vendin 400 milionë paund dëme.

Britania po përgatitet gjithashtu për një stuhi dëbore dhe një valë të ftohti që do të zgjasë deri në mes të muajit Mars.

ME TE LEXUARAT