23-vjeçarja vret 100 militantë të ISIS, ja shuma marramendëse e shpërblimit

33
Kliko per me shume info

Joanna Palani është një studente nga Danimarka, por për kokën e saj janë vendosur plot 1 milion dollarë. Po përse? Besojeni apo jo, por Joanna ka vrarë mbi 100 militantë të ISIS në Irak dhe Siri.

Studentja është me prejardhje iraniane-kurde, ndërsa ka lindur në një kamp refugjatësh në Ramadi. Për herë të parë ajo ka qëlluar më armë në moshën 9-vjeçare, ndërsa në vitin 2014-të ajo braktisi kolegjin dhe u largua për në Siri.

Kliko per me shume info

Ajo shkruajti në Facebook se u frymëzua për të luftuar për të drejtat e grave dhe për demokracinë. Joanna u bashkua me kryengritjen e vazhdueshme kundër qeverisë siriane në luftën e parë kundër regjimit të Assad dhe më pas kundër ISIS.

23-vjeçarja luftoi në Kobane, një qytet sirian në kufi me Turqinë, gjithashtu studentja ndihmoi për të çliruar vajzat Yazidi, të cilat ishin burgosur si skllave të seksit.

Por, autoritetet daneze i kushtuan vëmendje dhe e trajtuan si terroriste, madje e mbyllën në burgun më të madh në Danimarkë dhe pas 3 javësh u lirua.

Por, aktualisht për shkak të frikës së madhe të ndëshkimit, studentja jeton e fshehur dhe ndërron shpesh vendndodhjen. /JOQ

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here