INSTAT: Popullsia u rrit me 1 mijë banorë, edhe migracioni ka rritje

Aktualitet

INSTAT ka treguar rezultatet e fundit mbi popullsinë, duke treguar se popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001.

Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë, shkruhet në raportin e INSTAT lidhur me popullsinë në Shqipëri.

Disa nga zbulimet e raportit

– “Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

–Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona.

– Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ.

– Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017″

-Lindjet vazhdojnë të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve, duke zvogëluar shtesën natyrore

-Në vitin 2016 raporti i varësisë së të rinjve ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2015, nga 27,3 % në 26,7 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar një rritje të lehtë nga 18,4 % në 18,9 % gjatë të njëjtës periudhë.

-Raporti gjinor në lindje po i afrohet nivelit natyror (105 meshkuj për 100 femra), duke shënuar vlerën 106.9 në vitin 2016, nga 109.5 që ishte në vitin 2015.

-Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie të lehtë, në krahasim me vitin 2015 nga 102.7 në 102.5 meshkuj për 100 femra.

-Mosha medianë e popullsisë u rrit nga 34 vjeç në 2015 në 35 vjeç në 2016

Lindjet vazhdojnë të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve, duke zvogëluar shtesën natyrore

ME TE LEXUARAT