Krujë, arrestohet Albert Stafuka, anëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal

Aktualitet

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 34-vjeçar i dyshuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal. Mësohet se ndalimi i tij është bërë një ditë më parë.

Sipas burimeve të policisë, është arrestuar shtetasi Albert Stafuka, banues në fshatin Cudhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në nje deklarate policia tha se ne vijimësi të operacionit”Shënjestra” eshte ndaluar një shtetas tjetër, pjesë e grupit kriminal.

Policia ka bere me dije se në vijimësi të hetimeve të kryera për Plan-Operacionin ”Shënjestra”, të finalizuar me sukses më datë 21.12.2016, ku u godit një grup me aktivitet të theksuar kriminal dhe u arrestuan në flagracë dy shtetas, ndaluar shtatë të tjerë dhe shpallur në kërkim një shtetas tjetër, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë dokumentuar së në këtë grup kriminal është I përfshirë edhe një shtetas tjetër, I ndaluar dje, konkretisht shtetasi:

•Albert Stafuka 34 vjeç, banues në fshatin Cudhi,Krujë, për veprën penale”Vjedhja me dhunë”në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT