Arrestohet në Austri, sozia e Hitlerit

Një 25-vjeçar, u ndalua ditën e hënë në Austri, me akuzën e glorifikimit të periudhës së errët  të nazizmit.

Djaloshi ngjante shumë me ish-udhëheqësin nazist, gjerman, Adolf Hitler, mbante mustaqe si ai dhe vizitonte shpesh shtëpinë ku kishte lindur ish-lideri famëkeq.

Sipas autoriteteve, 25-vjeçari është i vetëdijshëm për veprimet që bën ndaj edhe është arrestuar. Të lartësosh periudhën naziste, në Austri cilësohet si krim.

Tetorin e kaluar, autoritetet austriake shkatërruan shtëpinë e lindjes së Hitlerit, me qëllim që ajo të mos shndërrohej në një pikë kryesore për nazistët e rinj. /TCH/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vajza udhëton 20 orë për të takuar të dashurin virtual, ja cfarë ndodh më pas

Një vajzë e re ka udhëtuar plot 20 orë me avion, për ...