A e njihni këtë ‘skifter’? Shihni si e vjedh Galaxy S4 në Tiranë

Soft

Djali që shihni në videon e mëposhtme është një “skifter” i rrezikshëm, prandaj nëse e njihni bëni mirë ta denonconi.

Videoja e mëposhtme është regjistruar sot në një dyqan celularësh nga kamera e sigurisë dhe duket qartë momenti kur ai marr me “lezet” celularin, e fut në xhepin e brendshëm të xhupit dhe ashtu gjakftohtë siç duket edhe nga pamjet ka qëndruar edhe disa minuta të tjera në dyqan e më pas është larguar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja si ankohen shitësit për JOQ:

“Ky është një hajdut që ka vjedhur një telefon sot tek një nga dyqanet tona. Shikojeni se është goxha i shkathët. Mori një Galaxy S4, 200€ kosto. Shikojeni vetë për postimin se me siguri ka marrë në qafë edhe të tjerë që nuk kanë kamera”

Përshëndetje, a keni bërë denoncim?

Jo nuk ka denoncim dhe nuk kemi ndërmend me e bë.

Përse?

Po e denoncuam nuk e publikojmë dot pastaj. Kalon si provë. Ne duam ta marrin vesh të gjithë kush është. Qëllimi është të dallohet si hajdut. Gjithë të mirat.

ME TE LEXUARAT