Cili do të jetë skenari i protestës së PD? “Zinxhirë për të mbyllur dyert e kryeministrisë”

25
Kliko per me shume info

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës, ende nuk është i qartë skenari që do të përdoret.

Për momentin dihet vetëm që turma do të niset nga Partia Demokratike dhe sheshi Skënderbej, siç ka ndodhur gjithmonë dhe do të mbërrijë përpara kryeministrisë.

Kliko per me shume info

Dihet gjithashtu që fjalimin do ta mbajë kreu i PD-së, Lulzim Basha, por asgjë më shumë.

Kreshnik Spahiu, pjesë e opozitës tashmë propozon vendosjen e zinxhirëve në dyert e kryeministrisë për të mos lejuar Ramën të hyjë në zyrë.

“Mendoj se eksperimenti ndodhi para katër vitesh. AK mbushi të gjitha sheshet, kishte flamurë në çdo dritare. Por ç’ndodhi? AK doli kundër dy partive PS dhe PD, për thyerje establishmenti. Arsyeja që sot jemi me Bashën është se në themelet e demokracisë është votimi, ne i besojmë votën e popullit teknologjisë, numërimit elektronik. Një protestë e cila është trumbetuar me të madhe. Kemi një të shtunë me reshje dhe është krahasuar me Rumaninë. Kryeministri i Rumanisë u arrestua se ishte korruptuar me 51 mijë euro. Por nëse ka ndonjë person sot që beson se Rama është i korruptuar me më pak se 51 mijë euro, kjo është absurde”, tha Spahiu.

Sipas tij “unë i kam thënë Bashës mos të marrim pjesë në zgjedhje. Para 1 viti patëm një eksperiencë të suksesshme kur mbyllëm Veliajn si zog në kafaz me zinxhirë. Kështu të bëjmë dhe me Ramën, mos ta lëmë të hyjë në kryeministri për 1 muaj pasi s’ka punuar 4 vjet. Ftoj demokratët jo 30 minuta, por 30 ditë ta mbyllim kryeministrinë me zinxhirë. Do jem protestuesi i fundit që largohem nga sheshi, nëse më braktis populli, do iki dhe unë”, – tha Spahiu në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here