Silva Gunbardhi qan në studio: Foto që s’dua ta kem as në telefon

Kliko per me shume info

Në një rrëfim prekës, tërë emocion dhe lot, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Silva Gunbardhi ka rrëfyer dhimbjen dhe panikun që ka përjetuar para operacionit shumë të rëndësishëm për të në sy.

Ajo është përlotur kur në ekranin e televizionit Klan, në emisionin e Rudina Magjistarit ku ajo me kirurgun që e operoi ishte e ftuar, u shfaq për herë të parë një foto pas operacionit e Silvës, për të cilën kjo e fundit u shpreh teksa lëshoi lotë: “Është një foto që unë e shfaq për herë të parë tek ty dhe është një foto që unë s’dua ta shikoj, nuk dua ta kem as në telefonin tim”. Tashmë Silva tha se ndodhet në gjendje shumë të mirë pas operacionit në sy dhe shikimi është normalizuar. Sipas saj i vetmi siklet që kishte qenë ishte mpirja dhe gjilpëra që i kishin bërë.” Jashtë skenës dhe ne jemi njerëz me probleme si gjithë te tjerët” tha këngëtarja.

Kliko per me shume info

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Silva Gunbardhi, lajmëroi para pak ditësh në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Ajo shkruante se mjeku i ka dhënë një shpresë se ajo mund të shikojë normalisht. Nuk dihej më parë që Silva ka pasur probleme me sytë.

“Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Në statusin më poshtë, Silva çuditi fansat e saj duke rrë­ fyer dhe më shumë nga gjendja e saj ekonomike, edhe pse flitet se fiton shumë para nga koncertet./Panorama

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Me shume keqardhje u informova per operimin ne sy te ikones se kenges kualitative Shqipe . Si thote vete e nderuara te gjithe jemi nga gjaku e mishi dhe si te tille te rezikuar nga shumecka;sidoqofte sherim te plotesishem dhe te shpejte ,kthim ne binaret e jetes normale e vecanerishte vazhdimit te karieres se profesionit te kengetares te deshiron nga zemra nje Tetovare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here