Silva Gunbardhi tregon 'torturën': Si jetova 10 vjet me këtë dhimbje...

Showbiz

Këngëtarja e njohur shqiptare lajmëroi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale se do t’i nënshtrohej një operacioni në sy.

Silva Gunbardhi lajmëroi se mjeku i saj i kishte dhënë shpresë se gjithçka do kthehej si më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni shkoi me sukses, dhe e pyetur nga “Panorama” pas ndërhyrjes, Silva rrëfeu se kishte qenë problemi i vërtetë, që kishte pasur në jetën e saj.

”Gjatë gjithë kohës me lente në sy. E keni parasysh ndjesinë e vazhdueshme, kur të hyn diçka në sy, dhe vuan gjatë gjithë ditës? Unë kisha mbi 10 vjet me këtë ndjesi”tha këngëtarja.

Ndërkohë që ndau edhe një surprizë që i kishte bërë doktori pas operacionit.

“E dini çfarë më ndodh? Pagesën e operacionit e kisha bëre në bankë. Por kur shkova pas operacioni për vizitë, doktori më tha, Silva ke dy opsione, ose t’i kthejmë mbrapsht paratë, ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë ta ndihmosh me këtë shumë .Unë zgjodha të ndihmoj një fëmije të vogël sa djali im”, tha Gunbardhi.

Pyetjes sa kishte kushtuar ndërhyrja ajo iu përgjigj: “Kam punuar shumë për ti hequr ata para mënjanë”.

ME TE LEXUARAT