Kompanitë private zhvatin shqiptarët, ulen me 40 për qind cmimet e siguracionit të automjeteve

Zbresin me 40 per qind çmimet e siguracioneve te automjeteve. Diten e sotme tetë kompanitë e sigurimit kanë ulur nga 19 mijë lekë në 11 mijë çmimin e TPL-ve për automjetet.

Drejtues të shoqërive të sigurimit shprehen se ndryshimi është momental dhe është bazuar në kërkesë – ofertën e tregut. Nderkohe kjo duket se eshte nje loje qe zhvillohet ne nje fushe pa rregulla ku te fituarit e vetem jane kompanite e sigurimeve dhe te humur jane qytetaret qe dukshem, paguajne nje cmim qe nuk ka lidhje me koston e sherbimit por me tekat e kompanive te sigurimit.

Ata sqarojnë se ndryshimet e ndodhura në çmimin e siguracioneve janë reflektuar si pasojë e konkurrencës së ashpër në treg, ku fillimisht disa kompani kanë ulur çmimin e më pas kanë qenë dhe firmat e tjera që ndoqën të njëjtin trend.

Në bazë të rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, kompanitë duhet të njoftojnë në autoritet tarifat e reja dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë AMF le në fuqi çmimet e mëparshme. Dy muaj më parë autoriteti i mbikëqyrjes financiare gjobiti shoqëritë për këtë shkak.

Ky autoritet nuk ka dhënë informacion nëse ndryshimi i çmimit është deklaruar apo jo pranë tij. Minimumi i primit të riskut që AMF ka vendosur për siguracionin e makinave është 14 mijë lekë.klan/lajmifundit

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë në Lezhë, humb jetën vajza 6 vjeçe, ra nga kati i shtatë

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të mërkure në ...