Vrau gruan në Fier, autori: E rraha me shufra hekuri, vonoi t`më hapte derën!

Aktualitet

vrasja-fier"Trokita ne dere disa here, i rashë derës me grushta per disa minuta, por gruaja e hapi me vonesë. Dyshova se kishte dike brenda, se dicka po fshihte e se më tradhtonte. Per kete aresye dhe e rraha me grushte, shkelma e shufër hekuri për dy orë rresht, derisa ajo vdiq”.

Kjo ka qene deshmia e dhene nga Arben Muhaj, 53 vjeç i arrestuar dje ne Fier për masakrimin e gruas së tij, Teuta Muhaj, 48 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krimi i rende ne familje ndodhi mëngjesin e së dielës në lagjen Sheq të Fierit kur Muhaj ka dhunuar për dy orë me radhë gruan e tij dhe më pas e la të vdiste, e vetme në banesë.

Policia tha se eshte njoftuar për ngjarjen dhe shkoi  menjëherë në banesën e familjes Muhaj ku gjeti trupin e masakruar të 48-vjeçares.

Autori i dyshuar i krimit kishte katër ditë që ishte liruar nga burgu. Ai ishte dënuar me tre vite burgim për plagosje, por qëndroi në qeli vetëm tetë muaj pasi gjykata e Apelit Vlore e la te lire ne daten 13 janar 2015 duke ia pezulluar vuajtjen ne burg dhe duke e vendosur ne prove per 3 vjet.

Lirimi i ketij personi nga burgu eshte kritikuar ashper edhe nga Ministri i Brendshem Saimir Tahiri.

ME TE LEXUARAT