Deklarata/ "Shteti ka rënë. Edi Rama është një bandit i frikshëm"

Politikë

Deputetja demokrate Jozefina Topalli tha në seancën e sotme të Kuvendit se shteti është rrëzuar.

Në deklaratën e saj, Topalli akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën duke e quajtur bandit i frikshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Te ne, pak ditë më parë ndodhi puntata e radhës e skeçit politik, por në thelb kemi parë rrëzimin e shtetit”, tha ajo. Sipas Topallit, te ne njerëzit shohin se si reduktohen të ardhurat e tyre këto vitet e fundit, se si nga tatimet fitojnë të pasurit dhe të varfërit bëhen edhe më të varfër.

“Njerëzve u ka arrdhë në maje të hundës. Ata nuk kanë punë dhe nuk kanë shpresë për të gjetur punë. Të rinjt neveriten kur shohin fëmijët e kryetarëve të komunave, të deputetëve dhe ministrave që ecin me makina luksoze dhe vetë janë të shtypur. Ata nuk identifikohen me fëmijët luksozë, por përçmojnë këtë qeveri të kalbur”, vijoi deputetja e PD-së.

“Ne nuk po jetojmë një kohë normale. Një ministër i qeverisë akuzoi kryeministrin se kërcënon gjykatat për të futur dikë në burg. Po ky ministër thotë se kryeministri firmos vendime qeverisese që nuk ndodhin kurrë. Sa duhet të prsini? Çfarë duhet të bëjë më shumë ky kryeministër që të quhet bandit i frikshëm? Po sipas ministrit të kësaj qeverie, ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverisë. Atëherë për çfarë të bëhet kjo mbledhje? Dhe pas gjithë këtyre akuzave nuk ndodh asgjë”, u shpreh Topalli.

ME TE LEXUARAT