Shqiptari i kërkuar për vrasje e dhunim kufome, kapet me 700 mijë euro kokainë

Kliko per me shume info

Një 42-vjeçar shqiptar i kërkuar prej 13 vitesh dhe i konsideruar si person i “rrezikshëm” u arrestua nga Guardia di Finanza në qendër të qytetit në Piacenza.
Shqiptari ishte dënuar në vitin 2004 në Milano me 12 vite burg për vrasjen brutale të një bashkatdhetari, shkatërrim të kufomës dhe shfrytëzim prostitucioni.
I kerkuari u arrestua rastësisht gjatë një kontrolli dhe u “tradhtua” nga dokumentet e falsifikuara. Nga kërkimet në banesën e tij, janë sekuestruar edhe 2.5 kg kokainë e pastër si dhe 10 kg marijuanë e fshehur brenda një sendi plastik si dhe pajisje të tjera për trajtimin e drogës.
Doga sipas mediave italiane, ishte e destinuar për në tregjet e Piacenza-s dhe do t’i sillte fitime 700 mijë euro shqiptarit.
Atij ju sekuestruan edhe mallra të vjedhura si këpucë marke, etj, vlera e të cilave është rreth 100 mijë eurove. Shqiptari zotëronte edhe dy pistoleta.
Krimi për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur në Sesto San Giovanni në vitin 1997, kur ai qëlloi për vdekje me armë zjarri një shqiptar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here