I dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, shkodrani shpallet i pafajshëm pas 7 vitesh burg

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Shkodra, Nikolin Margjokaj, i dënuar në vitin 2010 nga Gjykata e Athinës me burg të përjetshëm për një vrasje. Mrekullia i ndodhi Margjokajt sot, pas 7 vitesh vuajtje dënimi ai u shpall i pafajshëm.

Ajo që e burgosi Nikolin Margjokajn ishte ngjarja e ndodhur në rrethana të dyshimta në majin e vitit 2010, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri nga një aksion vjedhjeje.

Kliko per me shume info

I dyshuari kryesor ishte Margjokaj pasi policia i gjeti shqiptarit një koment në Facebook ku i shkruante ish të dashurës së viktimës: “Thuaj kur ta takoj unë vërtetë do të jetë dita e fundit për të”. Kjo ishte prova më e fortë ku u mbështet policia greke për dënimin e të riut.

Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, trupi gjykues vendosi të tërheqë vendimin për Nikolin Gjokaj si shkak i mungesës së provave konkrete.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here