Shqiptari dhunon barbarisht të fejuarën në rrugë, veprimi i saj në gjyq të lë pa fjalë

Aktualitet

Një shqiptar 35 vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi ka rrahur të dashurën e tij në mes të rrugës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gabicce, dhe një polic ka parë të gjithë skenën, teksa shqiptari dhunonte të fejuarën në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Polici ka ndërhyrë dhe në atë moment shqiptari u përpoq që t’u largohej sepse donte me ngulm të vazhdonte dhunën mbi të fejuarën e tij.

Shqiptari u dërgua në rajonin e Policisë, nën akuzën e rrahjes së të dashurës në publik dhe rezistencës ndaj Policisë. Ndërsa nga ana tjetër vajza u dërgua në Urgjencë ku dhe iu dha ndihma e parë pasi kishte marrë lëndime të shumta nga i dashuri.

Të hënën përpara gjykatës gruaja ka befasuar me sjelljen e saj, pasi në vend që të ngrinte padi, e ka përqafuar dhe falur shqiptarin.

ME TE LEXUARAT