Reagimi/"Shqiptarët kanë shpresë te Donald Lu, le të çirret Berisha dhe gjithë antiamerikanët"
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish lidhur me "Reformën në Drejtësi".
Ngjela thotë se shqiptarët e kanë shpresën te ambasadori i SHBA-së. Më tej Ngjela thotë se jemi "afër kurorëzimit të fitores së Reformës".
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
POSTIMI I SPARTAK NGJELES:
A do t'i drejtohet politika e larte amerikane drejtpërsëdrejti opinionit publik shqiptar për bllokimin e vetingut nga Saliu?
A do t'i përgjigjen shqiptarët thirrjes amerikane pro Reformës në Drejtësi?
A do ushtrojë forcë politike Donald Lu?
Zoti Lu, shqiptarët e kanë shpresën te ti. Duhet folur drejtpërsëdrejti me shqiptarët për Reformën në drejtësi; dhe duhet t'u drejtohesh forcave perëndimore dhe proamerikane në deputetet e Partisë Demokratike. Nuk është e gjithë trupa legjislative e Partisë Demokratike antiamerikane: të tillë janë vetëm përkrahësit e Berishës.
Zoti Lu, ndihma që ju personalisht, si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhe, i keni dhënë shqiptarëve për të shpëtuar nga uzurpatorët e brendshëm të tyre, eshtë historike. Tani jemi afër kurorëzimit të fitores së Reformës.
Prandaj...
Le të çirret Berisha me zëdhënësin e tij, shqiptarët presin Reformën... ata ndërkohë po citojnë Shekspirin nga Hamleti i tij; sipas përkthimit në shqip të Fan Nolit:
Le të ikë i plagosur Dreri
Le të ikë e mërzitur Dhia
Njëri flé dhe tjetrin e ha vreri
Kështu na qënka bota njerëzia