Shqiptarët në Itali të ‘’mallkuar’’, vdes në mënyrë tragjike në aksident 21-vjeçari

Një tjetër aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Mësohet rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Griduzza – Chiesa Cortile 21-vjeçar po udhëtonte me një furgon mallrash kur u përplas me një mjet tip BMV të drejtuar nga një 25-vjeçar rumun.

Rumuni arriti t’i mbijetonte incidentit edhe pse me plagë të rënda, por të njëjtin fat nuk e gëzoi i riu shqiptar, i cili ndërroi jetë në Spitalin Baggiovara. Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e aksidentit fatal, por ashtu siç raportojnë mediat italiane, njëri prej dy shofëreve ka injoruar tabelën STOP.
Ende policia nuk ka raportuar për shpejtësinë që ishin dy mjetet e transportit në momentin që ndodhi aksidenti. Dy autoambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje duke nxjerrë trupat e dy djemve të rinj nga makinat.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I gjenden 1.3 kg kanabis dhe 8550 fara në banesë, arrestohet 37- vjeçari nga Lushnja (Foto)

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 37-vjeçar pasi në banesën e tij ...