EMRAT/ Kapen 3 të rinjtë shqiptarë me mijëra euro e dollarë, i tradhton Whatsapp-i

Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen si autorë të disa vjedhjeve.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga kanë rënë tre të rinj shqiptarë të moshave 21-27 vjeç. Sipas medieve italiane, të ndaluar janë Alban Rrucaj, 27 vjeç, kushëriri i tij Erjon Rrucaj, 25 vjeç dhe Benard Lika, 21 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, tre shqiptarët janë autorë të vjedhjes së 5 mijë eurove e 6 mijë dollarëve. Po ashtu gjatë arrestimit atyre u janë zbuluar 25 ora, 15 varëse, dhjetëra portofola dhe çanta dhe 10 karta telefoni.

Zbulimi i tyre u bë pasi, të rinjtë e kishin shndërruar një dhomë hoteli, në dyqanin ku ato i shisnin banorëve të zonës, sendet e vjedhura.

Policia ra në gjurmët e shqiptarëve, falë bisedave që grupi bënte në WhatsApp me banorët e zonës së Precotto, Itali.

ME TE LEXUARAT