Rrëfimi i shqiptares: E shkuara e shthurur po më nxin jetën, burri im dikur bënte…

Kliko per me shume info

Ajo që më shqetëson është e kaluara e burrit tim! Ka pasur një jetë të shthurur, e ka kaluar jetën duke u marrë me femra, dashnore. Është normale të ketë pasur, por jo kaq sa ky! Të gjitha mi ka treguar vetë, me detaje edhe pse unë vetë nuk do ta kisha kuptuar kurrë të kaluarën e tij, sepse nuk kemi të njëjtën kombësi.

Fillimisht e dëgjoja nuk isha xheloze, por tani me gërryen nga brenda, edhe pse nuk flasim më për këto tema, sa herë që zihemi une ia kujtoj, i them që në jetën tënde s’ke bërë asgjë, përveç se ke pasur dashnore. Tani dua të kuptoj kush është gabim këtu? Ky që është shprehur me mua, apo unë që jam shumë xheloze?! Nuk dua ta zgjas më shumë. Faleminderit!

Kliko per me shume info

Përgjigje nga psikologia:

E nderuar, çdo individ që jeton me hijet e së kaluarës, vuan shpirtërisht. Bashkëshorti juaj ju ka treguar për të kaluarën e tij (nuk e di kur ka ndodhur kjo, para se të martoheshit, apo më pas?), por ju e keni pranuar atë dhe keni vazhduar jetën së bashku. Nuk mund të gjykosh dikë për eksperiencat e rinisë së tij, periudhë kjo kur ju nuk keni qenë përkrah tij dhe t’i përdorësh historitë e së kaluarës , për të sulmuar të tanishmen , nuk më duket e hijshme dhe korrekte. Si do të ndiheshit ju, nëqoftëse do ishit në pozita të ndryshme dhe të ishte bashkëshorti juaj që ju sulmon nëpërmjet të kaluarës suaj? Faktin që bashkëshorti juaj është shprehur me ju mbi të kaluarën e tij, mund ta merrni si një pjesë të sinqertë të rrëfimit të jetës së tij, i cili mbase ka menduar të mos krijojë një marrëdhënie me ju mbi gënjeshtra. Ka edhe raste kur këto histori mund të hiperbolizohen nga ana e një mashkulli për të treguar sa i aftë dhe i kërkuar ka qenë dikur por tani ka vendosur t’i lërë pas të gjitha e të jetë me ju. Nuk jam e qartë kur dhe si është shprehur bashkëshorti juaj? A është një rrëfim i kërkuar nga ju, apo ai vetë ka vendosur të shprehet ? Dhe në qoftë se dikur nuk ju ka shqetësuar ky rrëfim, çfarë ndryshoi tani?/Psikologjia/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here