Vaqarr, shpërthen bombula në lokal, plagosen pesë persona, policia: Dy janë rëndë

Aktualitet

Disa persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 minuta, në periferi të kryeqytetit tek zona pranë “Urës së Beshirit”, afër një karburanti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkak paraprak dyshohet të ketë qenë rrjedhja e një bombole gazi. Shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes ndërsa dy të plagosurit janë transportuar me makina rasti drejt Spitalit “Nënë Tereza”.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar gjithçka në lokal.

Deklarata e policise:

Në zonën e Vaqarrit, tek një lokal pranë një karburanti ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 5 shtetas, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nga hetimet paraprake rezulton se pika e furnizimit të pikës së karburantit me lendën djegëse benzinë, ndodhet në brendësi të lokalit, ku gjatë furnizimit të kësaj pike karburanti dyshohet se ka ndodhur një reaksion kimik duke kthyer lendën djegëse të benzinës nga të lëngët në të gaztë.

Si pasojë e një shkëndie elektrike në ambientet e lokalit është shkatuar ndezja e lëndës duke shkaktuar edhe shperthimin ku mbetën të dëmtuar shtetasit:

- E. L., 24 vjeç

- N. H., 23 vjeç

- A. L., 53 vjeç

- L. D., 48 vjeç

- M. M., 38 vjeç

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje

ME TE LEXUARAT