FOTO/ Shpërthim i fortë në Burrel, biznesmenit të miellit i vendosin tritol

Aktualitet

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një magazinë në Burrel.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në lagjen “Pjetër Budi”, të qytetit të Burrelit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lënda plasësve e dyshuar tritol është vendosur në pjesën ballore të një magazine të tregtimit të miellit në pronësi të M.S, rreth 55 vjeç, banues në Burrel. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht grila prej llamarine e derës që hyn në magazinë si dhe një pjesë e vogël e faqes së murit në krah të derës, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

ME TE LEXUARAT