Durrës, shpërthim i fuqishëm në një banesë, shkak rrjedhja e gazit

Aktualitet

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një banesë në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Katund Sukth.  Gjithashtu mësohet se shtëpia ku ndodhi shpërthimi ishte në pronësi të shtetases me inicialet V. H.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

ME TE LEXUARAT