“Bomba” e Donald Lu: Politikanë e prokurorë të korruptuar do vjedhin zgjedhjet

25
Kliko per me shume info

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka bërë një deklaratë të fortë sot në tryezën civile ‘Pjesëmarrja e qytetarëve në Demokraci’.

Donald Lu tha se shoqëria civile duhet të mbajë sytë hapur sepse politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka tjetër në ekonominë e vendit.
“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje, reformën në drejtësi dhe gjithcka etjetër në ekonominë e vendit. Këta persona janë vecanërisht të frikësuar nga vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve dhe ata që mbrojnë demokracinë e drejtpërdrejtë.

Kliko per me shume info

Ju flsini shqip, kuptoni kontekstin politik dhe keni mësuar marifetet e partive politike.

Ju të shoqërisë civile dhe të medias jeni rojtarë. Kjo nuk është detyrë për amatorë, nuk është pa kosto dhe nuk është pa rreziqe. Qqë të keni efekt ju duhet mbështetje politike dhe financiare, ju duhet përvojë, besueshmëri dhe mbi të gjitha kurajo. I njëjti syshqiponjë është i nevojshëm për reformën në drejtësi”, tha Lu.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here