50-vjeçarja nga Greqia bie në dashuri me shqiptarin, por, e pabesueshme çfarë i bën ai

Soft

Ajo është 50 vjeçe por pasionin e jetës kishte marrëdhënien me një djalë të ri.

Ndaj i vuri qëllim vetes ta kthejë ëndrrën në realitet kur njohu një djalosh të ri në moshë.

Gruaja greke vendosi ta jetojë pjesën e mbetur të jetës me një djalë shqiptar që i kishte marrë mendjen.

E pa në një dyqan ku ai punonte dhe aty filloi gjithçka. Mori dhe motrën me vete dhe i tregoi se atë natë e donte në dhomën e saj djaloshin që i kishte marrë mendtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djali, vetëm 21 vjeç, nuk ngurroi t’i shkojë nga pas dhe të dy u përfshinë në zjarrin e një dashurie që sa vinte e bëhej më i fortë.

Aq i fortë sa gruaja që jeton në qytetin e Selanikut, vendosi të martohet me djalin 29 vjet më të vogël se vetja.

E kur martohesh ke dhe ca detyrime të tjera. Ndan ca gjëra kështu që për 50-vjeçaren ishte mëse normale të derdhej në lumin e besimit ndaj bukuroshit shqiptar. Ata tashmë kishin gjithçka bashkë, përfshirë numrin e llogarisë bankare.

Çdo gjë mirë kur befas djalit na i teket të lërë gjithçka dhe të ikë në Shqipëri. I riu i tha gruas se nuk mund të rrinte më. Duhet të ikte në vendlindje sepse do të hapte atje një biznes të vetin.

E shoqja u mërzit shumë për dashurinë që po i shkëputej nga krahët.

E nuk mjaftoi kjo, por ditë më vonë, mësoi dhe diçka tjetër: Ai i kishte përlarë të gjitha paratë që kishin në bankë, plot 40 mijë euro.

Gruaja u tmerrua dhe shkoi në Policinë e Selanikut dhe denoncoi të riun. Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë policia, por ligjërisht djali nuk ka asnjë problem pasi paratë i kishin në llogari të përbashkët.

ME TE LEXUARAT