Shmanget tragjedia, gjenden 6 kallëpe tritoli në pallatin 20-katësh, nis hetimi

Aktualitet

Gjashtë ditë pasi u shembën tre katet e fundit të një pallati 20-katësh në Shkëmbin e Kavajës, shmanget nje ngjarje e rende aty. I biri i ndërtuesit ka gjetur 6 kallëpe tritoli të vendosura në kollonat e betonit në katin e 18-të.

E. Shala, 19 vjeç ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka gjetur dhe lëndën plasëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë E. SH, 19 vjeç nga Tirana, ka njoftuar në polici së në pallatin tek Shkëmbi i Kavajës kishte konstatuar 6 kallëpe tritoli.

Policia ushtroi menjëherë kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur sasinë e lëndëve plaëse të vendosur në dy kollona betoni, nga tre kallëpe secila. Kati i 18-të i ndërtesës ishte ende i papërfunduar pasi pronarit Enver Shala i qenë pezulluar punimet për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT