Shkencëtari shokon të gjithë: Alienët jetojnë mes nesh, ja si duket ata (Video)

52
Kliko per me shume info

Alienët janë mesh nesh! Kështu është shprehur Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman.
Bussiness Insider mblodhi një sërë të dhënash shkencore, për të na treguar se si duken këto krijesa.
Në mënyrë të veçantë, ekspertët besojnë se përveç formës, madhësisë dhe ngjyrës së njëjtë, alienët kanë edhe disa veçori themelore që ia vlen të nënvizohen:
Jetojnë në tokë për të zhvilluar teknologjinë e raketave, Kanë shikim binocular për matje distancash, sy afër njëri-tjetrit për reduktimin e kohës së marrë dhe përpunimin e sinjaleve, dy këmbë për të lëvizur si dhe dy duar me nga tre gishta për kapjen dhe përdorimin e veglave.
Sipas biologut evolucionist, Riçard Dokins, i cili solli shembullin e vizionit: në një botë plot dritë (si Toka), sytë e formave lokale të jetës evoluan në mënyrë të ngjashme me atë të formave të jetës në planetin tonë.
Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman, i cili dikur ka punuar në të ashtuquajturën Zona 51 (bazë ushtarake në Nevadën jugore, ekzistenca e së cilës është mohuar prej një kohe të gjatë) ka thënë se alienët jetojnë mes nesh.
Ai, pak para vdekjes së tij, ka folur për karrierën e tij dhe përvojat në Zonën 51, duke treguar se jashtëtokësorët jetojnë në mesin tonë.
“Shumë amerikanë kalojnë 24 orë në ditë duke hulumtuar disqet fluturuese. Përpiqemi të mësojmë nga ata”, ka thënë ish eksperti nga Zona 51, duke pranuar ta përshkruajë edhe pamjen e jashtëtokësorëve. Sipas tij ata mund të ndahen në dy grupe.
“Sikurse në një fermë bagëtish, ekziston grupi që kujdeset për bagëtinë, barinjtë, ndërsa të tjerët janë hajdutë. Të parët janë shumë më miqësorë dhe angazhohen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve”, ka thënë dr. Bushman pak para vdekjes së tij, duke shtuar se jashtëtokësorët janë të gjatë rreth 1.5 metra.
Përveç kësaj, ai ka thënë se sytë dhe hundët e tyre dallojnë nga ato të njerëzve, por ka shtuar se edhe ata kanë nga pesë gishta në këmbë dhe duar.
“Një apo dy nga ata janë të vjetër rreth 230 vjeç”, shtoi dr. Bushman. Me këtë rast ai ka zbuluar se të paktën 18 prej tyre bashkëpunojnë me qeverinë e SHBA-ve dhe manipulojnë me stabilimente të ndryshme. Ata mund t’u lexojnë mendimet njerëzve.
“Janë në gjendje të bisedojnë me njerëz me anë të telepatisë”, ka sqaruar eksperti amerikan nga Zona 51.
Rrëfimin e tij mund ta shihni në këtë video që zgjat gati 33 minuta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here