Shkatërrohet banda e grabitësve, arrestohen 3 ‘’skifterët’’ në Gjirokastër

Kliko per me shume info

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 3 persona, duke shkatërruar kështu një grup hajdutësh që vidhnin banesa në këtë qytet.

Policia bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit Kristo Ajdini, 20 vjeç, A.A., 15 vjeç, K.Xh., 16 vjeç, të tre banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Policia thotë se të tre adoleshentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Këta shtetas në bashkëpunim kanë kryer një sërë vjedhjesh.
Konkretisht:
Në datë 24.01.2017, shtetasit e mësipërm kanë vjedhur 12.000 (dymbëdhjetë mijë) lekë, 50€, disa paketa cigaresh, disa shishe me pije alkolike dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit O.I, në lagjen “18Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 02.02.2017 këta shtetas kanë vjedhur 7 steka me cigare, 30€, 3.500(tre mijë e pesëqindë ) lekë si dhe disa artikuj të tjerë ushqimor në lokalin e shtetasit K.V. , në Lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër.
Në datë 07.02.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 7 bateri makine, një aparat karikimi baterish, rreth 5 kg materiale alumin, një troko si dhe disa sende të tjera.
Nga ana e shërbimeve të policisë është sekuestruar një bateri si dhe trokoja në banesën e shtetasit K.Xh.
Si rezultat i kësaj pune u bë gjithashtu dhe ndalimi i tre peronave të tjerë për veprën penale “Përvetsim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ”.
U ndaluan:
Iqmet Ibrushi, 38 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira”, ( i dënuar më parë për vjedhje).
Admir Shehu, 40 vjeç , banues në Gjirokastër.
Erion Lika, 34 vjeç , banues në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër.
Të tre këta peronat e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë blerë mallrat e vjedhura, që kishin vjedhur Kristo Ajdini, K.Xh. dhe A.A.
Admir Shehu dhe Erion Lika kanë pika skrapi të licensuara në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër dhe kanë blerë sende të vjedhura pa dokumentet përkatëse.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në Gjirokastër ku dyshohet se autorët janë shtetasit Kristo Ajdini, A.A dhe K.Xh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here