Shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi

50
Kliko per me shume info

Shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi. Lajmi konfirmohet nga burime të Shqiptarja.com pranë Ministrisë së Kulturës.

Pak ditë më parë Labi akuzoi Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar por ka favorizuar me miliona euro muzetë privatë, akuza të cilat u hodhën poshtë si të pabaza.

Kliko per me shume info

Melsi Labi është vëllai i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, i cili ndodhet në gjykim për shkak të akuzave të korrupsionit.

Shkarkimi i Melsi Labit vjen pas akuzave që ai bëri ndaj Ministres Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar, por muzetë privatë. Melsi Labi u emërua drejtor i Muzeut në 14 nëntor 2013.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here