Shifrat tronditëse/ 7 % e priftërinjve në Australi akuzohen për abuzim ndaj fëmijëve

Kliko per me shume info

Një hetim së fundmi ka shokuar popullësinë australiane dhe të gjithë globin. Mësohet se 7 për qind e priftërinjve të Kishës Katolike në Australi akuzohen për abuzim seksual gjatë viteve 1950 dhe 2010, shkruan BBC.
Këto të dhëna janë publikuar nga Komisioni shtetëror për përgjigjet institucionale të abuzimeve seksuale të fëmijëve.
“Hetimi tregoi se në periudhën mes vitit 1980 dhe 2015 gjithsej 4.444 persona kanë raportuar abuzimet në më shumë se 1.000 institucione katolike në mbarë vendin”, tha Gail Furness, jurist që ndihmon komisionin.
Mosha mesatare e viktimave ka qenë 10.5 vjeç për vajza dhe 11.5 për djem.
Francis Sullivan, drejtor i Këshillit për të vërtetën, drejtësinë dhe mjekimin theksoi se ky informacion përmban “mossukses të madh” të Kishës për të mbrojtur fëmijët. “Këto shifra janë shokuese dhe tragjike. Si katolikë, duhet të mbulojmë fytyrën nga turpi”, tha Sullivan.
Pritet që raporti final i komisionit do të shpallet deri në fund të vitit, pas dëgjimit të disa dëshmitarëve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here