Reagimi/ “Sherri Noka-Braçe në parlament, deputetë halabakë që rrihen t’i shikojë shefi”

Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Mark Marku ndonëse ka folur me superlativa për protestën e opozitës, nuk ka ndarë të njëjtin opinion për sherrin në kuvend në seancën e së enjtes mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe deputetit socialist Erion Braçe.

Ndonëse nuk përmendi emra, Marku tha se është një rast i rëndomtë duke shtuar se ka nga ata deputetë që nuk bëjnë asgjë dhe duan të bien në sy vetëm duke treguar forcën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje Marku kaloi deri në etiketime si ‘halabak’: “halabak që nuk ka mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen e mediave”.

“Ka disa deputetë aty që rrihen si halabakë në Kuvend për hir të shefave të tyre. Unë mendoj që dhuna nuk është me vend në Kuvend”, tha Marku për “News 24”.

ME TE LEXUARAT