"Mos e shaj kryeministrin"...qytetari rreh në cadër kryetarin e AK, Kreshnik Spahiu

Aktualitet

Kryetari i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu është rrahur nga një qytetar në protestën tek Ministria e Energjitikës në Tiranë.

Incidenti ka ndodhur mesa duket gjatë protestës së banorëve të Zharrëzës para këtij dikasteri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi u bë me dije nga policia e cila ka thënë se është shoqëruar në komisariatin e policise nr 1 shtetasi Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet se ka qelluar me grusht shtetasin Kreshnik Spahiu gjate tubimit qe po kryet prane ministris se energjitikes.

Pas njoftimit të dhënë më lart, policia korrigjoi informacionin dhe tha se Spahiu është qëlluar me grusht si pasojë e konfliktit që ka ndodhur tek Cadra përballë kryeministrisë.

Policia ka deklaruar se qytetari i shoqeruar si autor i ngjarjes, ka hyre ne cadren e protestes se opozites dhe ka kerkuar te komunikonte me Kreshnik Spahiut.

"Gjate sherrit, autori i ngjarjes i ka thene Kreshnik Spahiut: Mos e shaj kryeministrin", thane burimet e  policise. /lajmifundit.al.

ME TE LEXUARAT