Sherri me armë në Dibër, Policia ndërhyn dhe parandalon vrasjen mes kushërinjve

Policia ndërhyn në kohë rekord duke parandaluar përshkallzimin me pasoja të rënda të një konflikti me armë mes disa shtetasëve

Rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative  Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.

Kliko per me shume info

Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Transportonin emigratë afganë, arrestohen dy persona në Gjirokastër, ja emrat

Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta të policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme i dy shtetasëve babë e bir shtetasit P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin e mësipërm.

LEXO EDHE:  Pas protestës në Kukës, një qytet tjetër ngrihet kundër Ramës

Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur nga policia. Gjithashtu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllai i shtetasit të plagosur, shtetasi T.S 31 vjeç.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht:

Një armë kallashnikov që dyshohet se shtetasi i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy shtetasëve babë e bir.

LEXO EDHE:  Panik në autobus, pëson infarkt dhe humb jetën pasagjeri nga Kosova

Si dhe një armë zjarri Pistolet që dyshohet se shtetasit P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur shtetasin E.S.

Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.

Shtetasi i plagosur me dy autorët janë kushërinj të dytë.

Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here