Stamboll, sërish sherr masiv në parlamentin turk

Bota

parlament turkDeputetët turq shkëmbyen sërisht grushta me njëri-tjetrin, për herë të dytë këtë javë, pas një debati për një projektligj për shtimin e kompetencave të policisë.

Anëtarë të opozitës dhe të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) u zunë me njëri-tjetrin, në ndërkohë që një prej tyre u rrëzua edhe nga shkallët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një video e CNN Turk tregoi kaos në seancën plenare, por edhe deputetë që përpiqeshin të qetësonin kolegët e tyre.

Të mërkurën një sherr masiv mes deputeteve në parlament përfundoi me shtrimin e dy prej tyre në spital.

Rrahja ndodhi gjatë polemikave në lidhje me vendosjen në axhendën e diskutimeve të reformës në fushën e sigurisë së brendshme.

Debatet për reformat e sigurisë së brendshme vazhdojnë, ndërsa opozita paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të bllokuar këtë reformë./

ME TE LEXUARAT