Sherr me thika në Gjirokastër, adoleshenti plagos babë e bir

43
Kliko per me shume info

Një adoleshent në Gjirokastër është prangosur gjatë ditës së sotme, pasi akuzohet për plagosjen e dy personave, babë e bir. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të qytetit jugor, ku fillimisht ka pasur një sherr mes 16-vjeçarit me inicialet N.K dhe 17-vjeçarit me inicialet Xh.D. Në momentin që dy të rinjtë kanë qenë duke u konfliktuar, babai i 17-vjeçarit ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Mirëpo, 16-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar të dy personat me lidhje gjaku ndërmjet njëri-tjetrit. Në të tilla kushte, 17-vjeçari Xh.D dhe babai i tij A.D, 45 vjeç janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore. Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Materialet në ngarkim të 16-vjeçarit N.K i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here