Më 9 shkurt nis vettingu, shefja e ONM: Ne sugjerojmë, vendimet i marin institucionet shqiptare

Neser me 9 shkurt 2017 duket se fillon kontrolli i dosjeve te gjyqtareve e prokuroreve.

“Ju siguroj se do ONM do të kryejë detyrat e saj me profesionalizëm, panashmëri dhe në përputhje me ligjin” deklaroi Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera e cila kryeson misionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për vettingun e anëtarëve të gjyqësorit shqiptar, në deklaratën për shtyp të orës 12:30.
Calavera e vlerësoi procesin e vettingut që nis nesër si proces jetik për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. “Sot u themelua bordi i menaxhimit i cili do të koordinojë punën e ONM-së dhe kryetarja do jetë Calavera.
“Përgjatë procesit të vettingut bordi i menaxhimit të ONM do të ruajë një rol mbikqyrës dhe koordinimi për këto përpjekje monitorimi të komunitetit ndërkombëtar. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit po kryen një monitorim të fuqishëm të procesit të vettingut por ai nuk merr vendime ekzekutive”, tha Calavera.
Sipas saj, vendimet përfundimtare në këtë proces do i takojnë autoriteteve shqiptare dhe kështu duhet të bëhet. Me 9 shkurt mberrijne vezhguesit afatshkurter. Pasi te ngrihen organet e vettingut vijen vezhgues afatgjate.

“Nesër nis puna. Do të mbërrijë puna. Do të mbërrijë një grup ekspertësh shumë i kualifikuar nga shtetet anëtarë të BE-së dhe SHBA-së të cilët do të jenë vëzhgues ndërkombëtar afat shkurtër që do të dërgohen të monitorojnë fazën e parë të procesit që ka të bëjë me fazën e parë të procesit që ka të bëjë me përzgjedhjen e anëtarëve shqiptarë të organeve të vettingut. Në këtë fazë të parë ONM do të hartojë rekomandime për Kuvendin përmes zyrës së Avokatit të Popullit lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve që kanë aplikuar për organet e vettingut.
Do të jetë përgjegjësia e shqiptarëve, autoritetet shqiptare që do të përfundojnë procesin dhe të emërojnë kandidatët për organet e vettingut”, tha zyrtarja e huaj e ONM.
Pasi te kete mbaruar faza e parë dhe të jenë ngritur organet e vettingut nis faza e dytë. Komisioni Europian në bashkëpunim me SHBA-në do të sjellë një ekip afatgjatë vëzhguesish ndërkombëtarë përsëri, specialistë të nivelit të lartë që do të monitorojnë të gjithë procesin e vettingut.
Misioni kryesohet nga Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë proçesin e vettingut.
Vëzhguesit ndërkombëtarë do të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe ti paraqesin Kuvendit deri me 1 mars emrat që ata përjashtojnë nga kjo listë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Protesta në Tiranë, flet Paloka: Me këtë qeveri zgjedhjet s’do të bëhen. Protesta do përshkallëzohet

Vazhdon protesta pranë kryeministrisë kundër qeverisë Rama, në ditën e 3-të, dhe ...