Largohet nga Shqipëria para kohe shefi i EURALIUS, PD e akuzoi për përkthimin e “vettingut”

27
Kliko per me shume info

Largohet nga Shqipëria Rainer Deville shefi i misionit të EURALIUS. Largimi i shefit të misionit diplomatik është zyrtarizuar me datë 1 shkurt, muaj pas akuzave te PD, per perkthim te gabuar te ligjit per vettingun dhe reformen ne drejtesi.

Mandati i shefit të misionit do të përfundonte në vjeshtën e vitit 2018. Për të vlerësuar përmbylljen e detyrës së Deville pas kontributit të tij në reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj ka organizuar një koktej në ambientet e Hotel “Tirana Internacional:

Kliko per me shume info

“Të nderuar, në nisje të punës së përbashkët për vitin 2017 dhe në përmbyllje të detyrës së Shefit të Misionit EURALIUS IV-Dr Rainer Deville, në vlerësim të kontributit të tij dhe punë së përbashkët për reformën në drejtësi, kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në një pritje koktej ditën e mërkurë, datë 1 shkurt, ora 18:00 në Hotel “ Tirana Internacional”.

Ju mirëpresim!
Fatmir Xhafaj
Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, shkruhej në ftesën e Xhafajt, citon report tv.

Nga ana tjeter shefi i EURALIUS, eshte akuzuar nga opozita per perkthim te gabuar ne menyre te qellimshme ne ligjin e vettingut, i cili ishte pjese e reformes ne drejtesi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here