Shantazhonte 19 – vjeçaren në Facebook, i riu dënohet me 10 muaj burg

Kliko per me shume info

Përpjekjet e një të riu nëpërmjet përndjekjes dhe shantazheve në rrjetet sociale për t’i fituar zemrën vajzës që e dëshironte, i kanë kushtuar atij 10 muaj burg.

Në këtë mënyrë ka përfunduar historia e 20-vjeçarit, Daniel Xhepa, i cili nuk e ka duruar refuzimin që i ka bërë një 19-vjeçare për të patur një lidhje dashurie mes tyre.

Kliko per me shume info

Për këtë arsye, 20-vjeçari ka nisur përndjekjen ndaj vajzës dhe për ta detyruar atë të pranonte lidhjen, ka nisur ta shantazhojë duke i vjedhur profilin në Facebook.

Pasi ka marrë nga profili i vajzës foto dhe biseda që ajo kishte patur me njerëz të ndryshëm ka nisur t’i publikojë ato në rrjetin social. Duke parë refuzimin e vajzës, 20-vjeçari ka nisur që të publikojë edhe tekste denigruese dhe fyese ndaj 19-vjeçares.

Kjo e fundit fillimisht nuk e ka denoncuar këtë lloj përndjekje pasi druhej nga reagimi i prindërve, por kanë qenë familjarë të saj, që pasi kanë paëe statuset në rrejtin social, e kanë bindur që ta denoncojë.

Kaq ka mjaftuar dhe Daniel Xhepa, është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë hetimit dhe gjykimit i vënë përballë provave të pakundërshtueshme, që vetë i kishte fabrikuar në rrjetin social Facebook, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të pranonte akuzën, e cila i ka regjistruar edhe precedentin dhe dënimin e parë penal.topchannel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here