Serbia pranon: U arrit marrëveshja për murin në Mitrovicë

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot se përfaqësuesit e Listës Serbe gjatë natës kanë arritur marrëveshje me qeverinë në Prishtinë rreth asaj se si të vazhdohen punimet rreth urës mbi lumin Ibër, që ndanë qytetin e Mitrovicës.

Gjatë deklaratës dhënë Televizonit publik të Serbisë RTS, ka thënë se kjo marrëveshje do të zbus tensionet dhe se ai pret që gjatë ditëvë në vijim opinionit do i bëhet e ditur se si do të duket ajo zonë. Ai megjithatë ka sqaruar se përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë të kënaqur me marrëveshjen.

Në pyetjen nëse ai pret gatishmëri nga Prishtina për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Gjuriq ka thënë se serioziteti i dialogut në Bruksel mund të konfirmohet vetëm përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ismet Beqiri: SHBA-të na thanë se ushtria nuk bëhet pa serbët

Vetëm brenda pak ditëve, në Kosovë zbritën dy krerë të lartë politikë ...