Serbët me uniforma të ushtrisë së Serbisë, hynë jashtëligjshëm në veri

Kosovë&Rajon
Serbët me uniforma të ushtrisë së Serbisë, hynë

Policia e Kosovës nuk ishte e njoftuar për hyrjen e pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Airsoft Klub Vukovi” në veriun e vendit, gjatë muajit Janar të këtij viti.

Hulumtimi i fundit i emisionit “Udhëve” në RTK, dëshmon se persona me uniforma të Ushtrisë Serbe, kanë kryer stërvitje ushtarake në bjeshkët e Leposaviqit, në këtë fillimvit.

Zv. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, Besim Hoti, pranon se për këtë aktivitet nuk kan qenë në dijeni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktivitet i ngjashëm në mallet e veriut të Kosovës ishte zhvilluar edhe Gushtin e vitit të kaluar. Kjo gjë, vazhdimisht është bërë në emër të një organizate jo-qeveritare të regjistruar ne Ministrinë e Administratës Publike, me emrin “Airsoft Klub Vukovi”.

Megjithatë, në një intervistë për emisionin “Udhëve”, drejtori i departamentit të regjistrimit të OJQ-ve në këtë ministri, Bajram Kosumi, konstaton se veprimet janë të jashtëligjshme dhe se ato nuk përkojnë me statutin e kësaj organizate.

Prandaj, ai kërkon nga Policia e Kosovës që të vijnë në këtë department me një rekomandim, gjë kjo e cila do të qonte në mbylljen e kësaj OJQ-je, e cila sic duket është keqpërdorur nga shteti dhe ushtria serbe.

ME TE LEXUARAT